Showtime

Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

02/17/2025 09:36
nga:G B

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes disa postimeve në rrjetin social, Instagram.

“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar ajo, duke shprehur dashurinë për atdheun e saj.

Përveç mesazhit, ylli i muzikës ka ndarë edhe një video të ëmbël nga fëmijëria, ku shihet duke kërcyer, duke emocionuar fansat e saj kosovarë.