Showtime

Rita Ora shfaqet në poza provokuese pranë rojes atraktiv

01/19/2022 17:31
nga:Donika Fetahu

Ajo mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të ri të spektaklit “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme të trupit në një sërë veshjesh të ndryshme gjatë një realizimit të një fotosesioni në plazhin Maroubra të Sydneyt të hënën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa pozoi me një fustan me rruaza pranë një roje shpëtimi të plazhit.

Trupi i tonifikuar i Ritës, këmbët e dobëta dhe krahët e zhdërvjellët ishin të dukshme në kostumin me material të tejdukshëm, të cilin ajo kombinoi me taka ngjyrë ari, pavarësisht se ishte në rërë.

Ajo tregoi muskujt e saj, teksa pranë saj ndodhej edhe një shpëtimtar plazhi i veshur me rroba banje, i cili kishte një trup mjaft të definuar gjithashtu.