Showtime

Rita Ora shfaqet kuq e zi në ‘Festivalin e Filmit në Venecia”

08/31/2023 16:47
nga:G B

Këngëtarja shqiptare Rita Ora shkëlqeu gjatë hyrjes në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’.

Ajo mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta.

Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera. Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).