Showtime

Rita Ora pritet të fejohet në fundjavë

12/21/2021 10:18
nga:Donika Fetahu

Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të fejohen në Australi gjatë festave të Krishtlindjeve. Prindërit e këngëtares shqiptare, Besnik dhe Vera Sahatçiu thuhet se i kanë dhënë bekimin Ritës për tu fejuar me regjisorin e njohur.

Ata janë takuar me Taikan në Londër dhe thuhet se janë të kënaqur me karakterin e treguar.

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin 2022 të The Voice. Pikërisht në Australi në xhirimet e The Voice ka ndodhur njoftimi dhe takimi i parë i tyre.

Krishtlindjet e këtij viti pritet të jenë me fat për të dy dhe çifti në fjalë pritet të ndërrojë statusin.