Showtime

Rita Ora prezanton biznesin e saj të ri të flokëve “TYPEBEA”

04/02/2024 15:01
nga:N K

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka bërë të ditur se për herë të parë do të merret me një biznes për flokë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është duke punuar në një linjë për kujdesin e flokëve, “Typebea”.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund shpall një pasion timin të madh, TYPEBEA, kujdesi për flokët me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve”.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim”.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh. Flokët më janë zbardhur, i kam zgjatur, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kam qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju! TYPEBEA do të lansohet shumë shpejt”, ka thënë Ora.