Showtime

Rita Ora paralajmëron projektin e ri përmes setit fotografik ku shfaqet në robdishan

09/19/2021 17:33
nga:Q R

Këngëtarja shqiptare ka postuar disa fotografi në Instagram.

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.

Ajo për momentin po banon në Los Anxhelos prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Bukuroshja shqiptare njihet për linjat e pabesueshme trupore për të cilat punon mjaft shumë në palestër.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në veshje të ndryshme interesante teksa paralajmëron një projekt të ri emocionues për të.

Rita Ora pranoi pëlqime dhe komente pas postimit të fotografive, duke u komplimentuar për paraqitjen joshëse.