Showtime

Rita Ora nostalgjike:”Qaj sa herë që e shoh këtë”

01/18/2022 19:38
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja kosovare me fam botërore, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale, e cila kujdeset që gjithmonë të ndaj imazhe nga jeta me ndjekësit e saj.

Së fundmi Rita i ka bërë një dedikim emocional nënës së saj, Verës, e cila ditën e djeshme festoi ditëlindjen e 58-të, shkruan GazetaBlic.

Ajo publikoi një video në profilin e saj zyrtarë në Instagram, teksa shihet duke vallëzuar me nënën e saj.

“Gruaja që më bëri të mendoj që ajo që bëj sot ishte një ëndërr e vërtetë dhe se mund të besoja që një ditë do të bëhej realitet, faleminderit nënë, unë qaj sa herë që e shoh këtë”, ka qenë mbishkrimi i videos./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rita Ora News (@ritasnews)