Rita Ora, këngëtarja shqiptare që ka arritur famë ndërkombëtare, vazhdon të magjepsë publikun si anëtare e jurisë në sezonin e 11-të të spektaklit televiziv amerikan “The Masked Singer”.
Këtë herë, ajo ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante dhe të rafinuar në episodin e ri të emisionit, duke u shfaqur si një zonjë e vërtetë e skenës.
Nëpërmjet disa fotografive të postuara në Instagram, Rita tregon se si të kombinosh stilin me klasin. Ajo është fotografuar e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, i cili kombinon një stil të thjeshtë me dantellë transparente për një prekje romantike dhe moderne.
Me flokët e kapura në topuz dhe aksesorët e përzgjedhur me kujdes, Rita theksoi shkëlqimin dhe bukurinë në çdo detaj të pamjes së saj.