Showtime

Rita Ora është fejuar?

09/14/2021 13:18
nga:G C

Të hënën është mbajtur mbrëmja prestigjioze Met Gala, në të cilën kanë marrë pjesë yje të shumtë ndërkombëtarë.

Pjesë e kësaj mbrëmje nuk kishte si të mungonte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ajo u shfaq me të dashurin e saj, Taika Waititi, shkruan GazetaBlic.

Të kuruar deri në detajin më të vogël, ajo çfarë ra në sy të medieve dhe paparacëve ishte unaza e diamantit që kishte Rita në gishtin e fejesës.

Këngëtarja shqiptare është tashmë e lidhur prej 3 vitesh me producentin./GazetaBlic/