Showtime

Rita Ora bëhet me shtëpinë e ëndrrave falë “Interholc construction LTD”

12/08/2021 12:50
nga:Genita C

Kompania kosovare e ndërtimit, “Interholc construction LTD” po vazhdon të lë gjurmë në projektet që po zhvillon në shtetin e Anglisë.

“Interholc construction LTD” së fundmi është përkujdesur që të ndërtojë një shtëpi super luksoze për këngëtaren e famshme kosovare, Rita Ora, e cila jeton dhe vepron në shtetin e Anglisë.

Rita Ora ka publikuar një fotografi, ku shprehet jashtëzakonisht e lumtur me punën që është bërë , teksa e cilëson shtëpinë e re, si shtëpi të ëndërrave.

Kjo kompani kosovare e ndërtimit është kujdesur deri në detajin më të vogël edhe për shtëpinë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

“Interholc construction LTD” ka bërë punime të nivelit të lartë në lagjen Hampstead në Angli, që njihet si një ndër lagjet më të mira dhe luksoze./GazetaBlic/