Gazetari Parim Olluri ka deklaruar se risia kryesore e fushatës së ardhshme zgjedhore pritet të jetë rreshtimi i Presidentes Vjosa Osmani në një grupim të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Olluri tha se ky bashkëpunim i mundshëm po shihet me shqetësim nga Kryeministri Albin Kurti, i cili, sipas tij, po përdor strategji politike për ta neutralizuar këtë lëvizje.
“Risia e fushatës së ardhshme zgjedhore është futja e Vjosa Osmanit në grupimin e përbashkët me LDK-në, sido që ia vendosin emrin asaj iniciative”, u shpreh Olluri në “Presing”.
Sipas gazetarit, Kurti tashmë ka nisur ofensivën e tij ndaj ish-partisë së Osmanit për të parandaluar fuqizimin e këtij blloku të ri politik.
“Si politikan duhesh me dëmtu iniciativën e re dhe çfarë po bën Kurti? Iu ka flugë LDK-së për me e shndërru në lolo”, deklaroi ai


