Në konkursin e shpallur për Rektor të Universitetit të Prishtinës kanë aplikuar katër kandidatë, ka mësuar GazetaBlic përmes burimeve.
Sipas këtyre burimeve, kandidatët për të parin e UP-së janë: Lidvana Spahiu, Eda Vula, Isak Shabani dhe Arben Hajrullahu.
Ndryshe, Sefer Avdiaj, Isak Shabani, Faton Berisha dhe But Dedaj, ishin kandidatët për rektor të UP-së që garuan në konkursin e shpallur më 7 maj të këtij viti, por asnjëri nga këta nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur rektor dhe ky konkurs shkoi përsëri në rishpallje.
Kujtojmë se, kriteret e konkursit janë që kandidati nuk duhet të ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo listë zgjedhore në nivel qendror e lokal në tri vitet e fundit.
Po ashtu si kriter është kërkuar që të ketë përvojë të dëshmuar akademike, kërkime shkencore dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt; apo të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.