Lajme

Riparimet e urës së Krimesë do të zgjasin deri në vitin 2023

11/09/2022 14:29
nga:Y I

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se dëmet në urën e Krimesë nuk do të riparohen deri në shtator të vitit 2023.

“Sulmi i urës së Krimesë ka ndërprerë furnizimet logjistike ruse për Krimenë dhe Ukrainën jugore, duke reduktuar aftësinë e Rusisë për të lëvizur pajisje ushtarake dhe trupa në zonë me hekurudhë ose rrugë”, thuhet në deklarimin nga ministria, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ata shtuan se kushtet e motit do të ndikojnë shumë në përpjekjet e riparimit.