Rion Meha është një nga emrat e talentuar që premton shumë për të ardhmen.
Portieri shqiptar që po ndërton karrierën në Gjermani ka dhënë sinjale të mëdha, atje ku synon që një ditë të jetë një emër i njohur.
Momentalisht 15 vjeçar, Meha ka arritur që të transferohet tek FC Ingolstadt 04 U17, ku synon të bëjë edhe hapin e madh në karrierë.
Në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës së SC Fürstenfeldbruck, kurse ka edhe përmasa të përshtatshme fizike, me 1.87 cm gjatësi.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur për hapin e radhës në karrierë, por që synon që të ngjitet dita-ditës në majat e futbollit evropian.
“Po rrritem me futbollin dhe jam i lumtur që për transferimin tek FC Ingolstadt, do të punojë vazhdimisht që një ditë të jem në majat e futbollit evropian“, tha shkurtimisht ai.

/GazetaBlic Sport/


