Rio Ferdinand, ish-ylli i Manchester United, analizoi paraqitjen e Romelu Lukaku kundër Arsenalit dhe shpjegoi sesi sulmuesi belg duhet ndalur.
Rikthimi i Lukakut tek Chelsea ishte i përkryer pasi lojtari shënoi golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se mënyra se si Lukaku e mban topin jashtë zonës lë diçka për të dëshiruar, por kur e merr topin në zonë, topi ndjehet sikur është ngjitur në këmbën e tij. Ai i frikëson lojtarët dhe mbrojtësit e Arsenalit nuk dinin si të silleshin me të. Para fillimit të lojës, mbrojtësit duhet të paralajmërohen që të mos hyjnë në një luftë fizike me të, sepse është më mirë ta lini të prekë topin dhe pastaj ta godasë. Do të jetë interesante në ndeshjen tjetër kur të përballet me Virgil Van Dijk (Liverpool), i cili është dikush që mund ta trajtojë atë fizikisht, i cili do të jetë gjithmonë pranë tij dhe i zgjuar në mbrojtje, “tha ish mbrojtësi anglez.
/GazetaBlic Sport


