Sporti

Rio Ferdinand thotë se suksesi i Anglisë varet nga forma e Harry Kane

06/04/2021 19:39
nga:E K

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të fillojë me 11 qershor.

Rio Ferdinand beson se suksesi i Anglisë në Kampionatin Evropian do të varet nga forma e sulmuesit Harry Kane, shkruan GazetaBlic Sport.

“Harry Kane ka treguar se i pëlqen të veshë shiritin e kapitenit, se i pëlqen kjo përgjegjësi dhe disa lojtarë rriten prej saj. Unë dua ta shoh këtë në këtë Evropian.

Ai përfundoi si shënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2018 (gjashtë gola), por ai nuk ishte në formën më të mirë.

Anglia do të përballet me Kroacinë, Republikën Çeke dhe Skocinë në kuadër të grupit D të “Euro 2020”.

/GazetaBlic Sport/