Sporti

Rio Ferdinand: PSG duhet të falënderojë Araujo për atë karton të kuq, deri tek ai moment Barça dukej më e kompletuar

04/16/2024 23:37
nga:Lorik J

Ish mbrojtësi i njohur, Rio Ferdinand thotë se PSG duhet t’i falënderohet mbrojtësit të Barçës, Aaraujo për kartonin e kuq, pasi ai ishte momenti që e ndryshoi ndeshjen dhe ia mundësoi francezëve fitoren e kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League.

“Skena absolutisht të çmendura. Mendoj se PSG duhet të falënderojë Araujo për atë karton të kuq. E ndryshoi lojën. Mendoj se deri në atë moment Barcelona dukej më e kompletuar dhe më e sigurt”, tha fillimisht Ferdinand në CBS.

“PSG-ja më pas dukej si një skuadër që ishte vërtet në kontroll dhe besimi kaloi në kulm”, përfundoi ai.

Kujtojmë se PSG ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Barcelonës, me ç’rast siguroi gjysmëfinalen e Championsit. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të katalunasve, teksa sot PSG triumfoi me rezultatin 1-4.

/GazetaBlic Sport