Sporti

Rio Ferdinand: Pasion, dëshirë për fitore dhe punë, kjo është performanca që kemi kërkuar

08/22/2022 23:03
nga:L J

Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Liverpoolit në xhiron e tretë të Premierligës.

Manchester United ka mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2:1, për të arkëtuar pikët e para në Premierligë këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj fitore ka reaguar edhe ish lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili thotë se kjo ishte paraqitja që tifozët po kërkojnë.

“Dëshira, Etika e Punës, PASIONI! Kjo është performanca që ne kemi kërkuar”, shkruan Rio Ferdinand.

/GazetaBlic Sport/