Sporti

Rio Ferdinand parashikon finalen e Ligës së Kampionëve

04/15/2021 08:36
nga:L J

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve janë përcaktuar, me Real Madrid, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Manchester City që kanë kaluar në fazën tjetër të kompeticionit.

Real Madrid i dha fund shpresave të Liverpool për të fituar titullin të Mërkurën me një fitore 3-1 në total dhe do të vazhdojë të përballet me Chelsean.

Ndërkohë, PSG do të luajë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e zjarrtë.

Rio Ferdinand, ish-mesfushori i United mendon se asnjë klub anglez nuk do të kalojë në finale!

“Unë mendoj se finalja do të jetë mes PSG dhe Real Madrid, nuk do të ketë skuadra angleze”, tha shkurtimisht Rio Ferdinand në BT Sport.

/GazetaBlic Sport