Sporti

Rio Ferdinand: Kush tjetër mund ta fitojë Topin e Artë, Benzema e meriton shumë këtë çmim

05/05/2022 09:13
nga:Mergim Rreci

Edhe një herë, ishte Benzema ai që tregoi rrugën drejt suksesit për Real Madridin.

Sulmuesi francez vulosi rezultatin prej 3-1 ndaj Manchester Cityt në konvertimin e një penalltie, tashmë në kohën shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.

Një gol që e ndihmoi të barazonte rekorde, të pasuronte karrierën e tij në Champions League… dhe që justifikonte një pafundësi lëvdatash. Një nga më të emocionuarit për performancën e merengues ishte Rio Ferdinand, një ish-reprezentues anglez, i cili nuk i përmbante komentet e tij për BT Sport.

“Kush tjetër mund ta fitojë Topin e Artë?”, tha Ferdinand, duke mos parë asnjë kandidat tjetër për atë çmim.

/GazetaBlic Sport/