Sporti

Rio Ferdinand: Jam i mahnitur nga PSG-ja, është favorite për të fituar Championsin

04/10/2025 18:56
nga:Mergim Rreci

Ish-mbrojtësi i Mançester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, foli për TNT Sports pas fitores së PSG-së kundër Aston Vilës (3-1) në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve.

“U mahnita nga golat që pamë dhe momentet e teknikës dhe shkëlqimit të lojtarëve të PSG-së, por më lanë përshtypje, nëse jo më shumë, aftësia e tyre për të fituar topin dhe për ta mbajtur atë.

Ata luajtën me autoritetin e një skuadre që e ka fituar këtë turne shumë herë më parë, por nuk është kështu.

Ata duken si një ekip që di të marrë më të mirën nga çdo lojtar dhe me të vërtetë dominon kundërshtarët e tyre, njeri me njeri, por edhe si grup.

Unë i konsideroj ata si favoritët për momentin, veçanërisht duke pasur parasysh se si i pashë ta trajtonin Liverpulin në dy ndeshje.

Kjo është një PSG ndryshe nga çdo tjetër që kemi parë në këtë kompeticion”, deklaroi ai.