Sporti

Rio Ferdinand: Haaland do të përshtatej lehtë te Liverpooli

11/25/2021 09:05
nga:E K

Ish lojtari i Manchester United ka befasuar me deklaratën e tij i cili së fundmi e këshilloi rivalin e ish skuadrës së tij t’a transferojë Erling Haalandin.

Sulmuesi i Dortmund ka kaluar në një formë fantastike që nga transferimi i tij në Gjermani duke u bërë një nga sulmuesit kryesor në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nëse do të isha Liverpool, do ta merrja atë tani. Nëse ai shkon në Liverpool, është një treshe shkatërruese me Mane dhe Salah. Nuk mendoj se është aq e vështirë për të që të përshtatet nëse shkon në Liverpool. Është një sistem tjetër”, tha fillimisht ai.

“Nuk jam i sigurt se Salah do të arrinte aq shumë gola nëse Haaland do të ishte në ekip. Është një perspektivë e pabesueshme, por mendoj se Man City do të ishte destinacioni i mundshëm”, përfundoi anglezi.

/GazetaBlic Sport/