Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester Cityt u shoqërua me tensione të mëdha.
Rio Ferdinand ishte shumë kritik ndaj sjelljeve të futbollistëve të Atletico Madridit në këtë takim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sjellje e papëlqyeshme nga lojtarët e Atletico-s, ata duhet të turpërohen me disa nga vepriemt e tyre” tha ai për BT Sport.
“Duke folur për futbollin, bravo për Atletico Madridin, pasi ata e bënë Manchester Cityn të luajë në një mënyrë që nuk e kemi parë për një kohë të gjatë, i nxorri jashtë ritmit dhe hapit të tyre. Por disa nga gjërat drejt fundit nuk ishin ato që dëshironi të shihni në një fushë futbolli”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


