Rio Ferdinand, ish mbrojtësi i Manchester United , zbuloi një histori në lidhje me Ferguson, Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo .
“Më kujtohet se do të nënshkruanim me Ronaldinhon, i cili në atë kohë ishte në Paris Saint-Germain. Trajneri [Ferguson] ishte i shkatërruar sepse Ronaldinho shkoi në Barcelonë . Pastaj, në parasezon, u përballëm me Sportingun, Cristiano Ronaldo luajti dhe pjesa tjetër është histori”, ka komentuar ai në podkastin e Obi One, përcjell GazetaBlic Sport.
Cristiano Ronaldo, duhet theksuar, u transferua në Manchester në vitin 2003, ku qëndroi për gjashtë sezone, përpara se të shkonte te Real Madrid.
Ai u kthye në Old Trafford më vonë, në verën e vitit 2021, duke u larguar në nëntor 2022.
/GazetaBlic Sport/