Sporti

Rio Ferdinand: Arsenali ka transferuar lojtarin e gabuar, ja çfarë i duhet “Topçinjëve”

08/17/2021 09:02
nga:L J

Rio Ferdinand ka sugjeruar se Arsenalit i duhet një lojtar i tipit të Harry Maguire, Raphael Varane ose Thiago Silva këtë verë dhe jo një Ben White, siç tha ai për kanalin e tij në YouTube.

Anglezi, Ben White iu bashkua ‘Topçinjve’ për një shumë të madhe parash këtë verë, pas vetëm një sezoni në Brighton, sezonin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Problemi që ka Arsenali, veçanërisht janë mbrojtësit qendrorë. Ajo që ju nevojitet është dikush që të vijë dhe të udhëheq ekipin”, tha fillimisht White.

“Unë mendoj se Ben White, në këtë fazë të karrierës së tij, ka nevojë për një partner që mund ta rris si lojtar. Si një Harry Maguire. Ndoshta një Varane ose një Thiaga Silva. Ata kanë pasur nevojë për një qendërmbrojtës të madh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Spor