Ish mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand beson se “Tre Luanët” mund të triumfojnë ndaj Italisë në finale.
Anglia është e pamposhtur në Kampionatin Evropian deri më tani dhe ende nuk ka pranuar gol në pesë ndeshjet gjatë garës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Tre Luanët” tani përgatiten të përballen Danimarkën në gjysmëfinale sonte dhe danezët arrijnë në këtë takim nga tre paraqitje të shkëlqyera kundër Rusisë, Uellsit dhe Republikës Çeke.
Ferdinand theksoi se Anglia duhet të ‘kalojë’ më parë danezët dhe të mos shqetësohen për finale.
Italia është duke pritur për fituesin nga ky takim atje ku do të pëballet në finale të dielën.
Sidoqoftë, kur Ferdinand u pyet se me kë do të preferonte të takohej në një finale të mundshme, ish-mbrojtësi i Manchester United tha se ‘nuk ka rëndësi’, sepse Anglia është skuadra më e mirë.
“Unë besoj se Anglia mundi të triumfoj si ndaj Spanjës ashtue edhe ndaj Italisë. Thjesht ndiej që askush nuk mund të konkurrojë me ne tani, besimin që kemi marrë. Njerëzit mund të thonë se po rrëmbehem, nuk më intereson!
“Ajo që kam parë, unë ndiej që Anglia është ekipi më i mirë dhe ata mundën të fitojnë nga këto skuadra. Por ne duhet ta kalojmë Danimarkën së pari “, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


