Lajme

Rinumërimi- Emrat me më së shumti ndryshime të votave në listën e PDK-së

01/16/2026 12:01
nga:Y I

KQZ po vazhdon të publikojë rezultatet e rinumërimit të votave nga qendrat e votimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.

Deri tani, nga 217 qendra të rinumëruara,tek Partia Demokratike e Kosovës pas janë minusuar në gjithsejtë listën e kandidatëve për deputetë 750 vota derisa janë shtuar 364 vota.

Kandidatëve që u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit. janë Kosovare Murseli me 99 vota, Xhevahir Geci me 79 vota, Besim Ilazi 50 vota, Abelard Tahiri me 47 vota.

Pas rinumërimit, Bekim Haxhiut i janë shtuar 42 vota, Perparim Grudës 30, Elmi Reçicës 27 vota.