Armando Broja e ka rinovuar kontratën e tij me Chelsean.
Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e klubit nga Londra deri në vitin 2028, shkruan GazetaBlic Sport.
Broja do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji dhe tha se është shumë i lumtur me kontratën e re.
Ai ka tashmë shansin për ta treguar veten me skuadrën nga Londra në Premier League, madje sipas mediave britanike, nesër pritet të jetë startues në ndeshjen ndaj West Ham United.
/GazetaBlic Sport/


