Inter e mbylli punën për rinovimin e Lautaro Martinez dhe së shpejti pritet të bëhen fakt edhe Barella së bashku me trajnerin Inzaghi.
Sipas raportimeve të medieve italianë në “pikëpyetje” për pronarët e rinj të klubit “zikaltër” Oaktree, mbetet rinovimi i Denzel Dumfries.
Kontrata e holandezit skadon në viti 2025 dhe në mungesë të rinovimit, që aktualisht duket i largët, ai do të shitet. Në atë situatë, drejtuesit e Inter-it do të duhet të vendosin se me kë do ta zëvendësojnë atë.
Emri i parë në listën e dëshirave vjen nga Spanja dhe ai është mbrojtësi 21-vjeçar i Girona-s, Arnau Martinez.
Një lojtar i nivelit të lartë, për të cilin kampionët e Italisë tashmë kanë vendosur ta nisin me një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh.