Sporti

Rinovim rrënjësor | Shikoni si duket Camp Nou momentalisht

07/10/2023 16:13
nga:Lorik J

Menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar, Barcelona u largua nga Camp Nou, i cili u pushtua menjëherë nga ekskavatorët.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e heqjes së terrenit, ndërsa tashmë janë shfaqur pamjet e ekskavatorëve duke prishur tribunat e stadiumit legjendar që mbante mbi 90 mijë shikues, përcjell GazetaBlic Sport.

Barcelona do të investojë një miliardë e gjysmë euro në stadiumin e ri dhe infrastrukturën rreth tij dhe puna pritet të përfundojë gjatë sezonit 2025/2026. Deri atëherë, Barcelona do të luajë në stadiumin Olimpik në Montjuic. Do të ndërtohet edhe një kompleks banimi dhe biznesi dhe Barcelona ka marrë besimin e shumicës së anëtarëve të saj për investimin.