Sporti

Rinis në minutën e 24-të ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit, 1 minutë heshtje dhe fanela për nder të Dwamenas

11/23/2023 13:41
nga:Lorik J

Vazhdimi i ndeshjes Egnatia-Partizani shikohet edhe si një takim ceremonial përkujtimor për Rafael Duamena, i cili u nda nga jeta më 11 nëntor.

Sulmuesi ganez i Egnatias pësoi arrest kardiak në fushë në minutën e 24-t të ndeshjes, por nuk arriti të mbijetojë edhe pse ndihma mjekësore ishte e shpejtë.

Klubi rrogozhinas i kushtoi një ceremoni homazhi ish-sulmuesit dhe kapiteni të tyre, ku janë bërë gati gjithçka, ku mes tyre është edhe kjo fotoja përkujtimore.

Klubi i ka kushtuar edhe një këngë përkujtimore ish-kapitenit të ndjerë. Të dy ekipet hynë në fushë me fanellën ku është stampuar fotoja e Dwamenës. Të dy ekipet shkuan dhe vendosën lule te fotoja e ganezit dhe në fund përfaqësuesit bënë një foto në nderë të sulmuesit të ndjerë, ceremoni që u shoqërua me duartrokitjet e të pranishmëve.

Para ndeshjes u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Dwamenës.