Lajme

Rinia mbetet prioritet i platformës qeverisëse të Xhafer Gashit

09/22/2021 20:39
nga:M K

Kandidati i Iniciativës Qytetare për Obiliqin dhe kreu aktual i komunës elektriciste, Xhafer Gashi, ka thënë se rinia mbetet prioritet i platformës së tij qeverisëse.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka thënë se fuqizimi i të rinjve është një nga pikat kryesore të platformës në fjalë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Jemi të parët, me rininë e Obiliqit!
Në platformën tonë qeverisëse, prioritet mbetet fuqizimi dhe avancimi i të rinjëve të Obiliqit, në theks të veçantë në fushën e arsimit dhe krijimit të kushteve të reja për inovacion përmes fondit inovativ dhe ngritjes së Qendrës Inovative.
Platformën e plotë mund ta gjeni edhe online në këtë link [https://bit.ly/3nMG5Hp ]
#Bashkë për rininë!
Xhafer Gashi

/GazetaBlic/