Lajme

‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët drejt Qeverisë, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave

09/25/2026 22:33
nga:L J

Edhe sonte, në natën e 10 të protestës në kundërshtim të dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, protestuesit, kanë kthyer reflektorët nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Me këtë veprim, protestuesit kërkuan votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Organizatori Çlirim Haziri tha rinia e populli po pret institucionet që të veprojnë.

‘’Po presim të realizohen kërkesat tona. Dy kërkesa të thjeshta në raport me përgjegjësinë që e keni për UÇK’në. Andaj rinia e Kosovës, populli i Kosovës po iu vëzhgon e do të iu vëzhgojë çdo ditë e çdo natë, të gjitha institucionet pa dallim, me qeveri e parlament. Ne po iu presim të veproni’’, ka thënë Haziri,