Sporti

Rinia e dytë e Mkhitaryan: Nuk tërhiqem, kam edhe dy vite kontratë me Interin

03/21/2024 11:48
nga:E K

Mesfushori i Interit, Henrik Mkhitaryan ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur për shumë çështje rreth karrierës së tij, përfshirë edhe të ardhmen.

Ai u pyet nëse dëshiron që ta mbyll karrierën te “zikaltërit”, gjë për të cilën mesfushori theksoi se dëshiron që të luajë sa më shumë.

“Më kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata ime me Interin. Do të luaj sa më gjatë që të mundem, në mënyrë që të mos pendohem kur të tërhiqem. Për momentin fiziku ma lejon dhe pozicioni në fushë gjithashtu”, deklaroi Mkhitaryan.