Lajme

Rinia Demokratike do të zhvillojë aksion simbolik para Qeverisë

01/31/2026 08:50
nga:Y I

Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Aksioni pritet të zhvillohet nga ora 17:30, transmeton Klankosova.tv.

Në një njoftim për media të këtij subjekti politik ku është paralajmëruar aktiviteti nuk u dhanë detaje të mëtejme për të.