Showtime

Rina ndalohet në Aeroportin e Cyrihut dhe nuk lejohet të kalojë, kjo është arsyeja

09/10/2023 16:23
nga:G B

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ishte paraparë të këndonte këtë vikend në një mbrëmje muzikore në Zvicër.

Rina ka treguar se është ndaluar në aeroport dhe se nuk e kanë lejuar të kalojë.

“Kështu kjo ndodhi! Nuk mundem të performoj sonte për arsye të një problemi që më ka dalur te viza. Më vjen shumë keq, shihemi herave të tjera. Shumë shumë dashuri. Unë aktualisht në Aeroportin e Cyrihut duke pritur për fluturimin tim prapa për në Prishtinë”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.