Geek

Rimac prezanton super veturën e re Bugatti me motor SUS?

01/27/2022 09:30
nga:Donika Fetahu

Rimac premton se do të “befasohemi” nga super vetura re, e cila do të ketë karakteristika të papara.

Në muajin gusht të vitit 2021, në Monterey Car Week, Mate Rimac foli për planet për një super veturë të re. Ai atëherë nuk u fut në detaje, vetëm tha se një model krejtësisht i ri është në zhvillim dhe se mund të arrijë në vitin 2024.

Sipas Motor1, tani CEO i kompanisë së sapokrijuar Bugatti Rimac ka zbuluar disa gjëra rreth modelit të ri. Sipërmarrësi 33-vjeçar kroat ka premtuar se ka ende një të ardhme për motorin e vjetër me djegie të brendshme. Ai premton se do të “befasohemi” nga vetura e re, e cila do të ketë karakteristika të papara.

“Unë jam gjithashtu pro një motori me djegie të brendshme”, tha kroati. Nga kjo deklaratë lind një pyetje – a do ta mbajë pasardhësi i Chiron motorin e fuqishëm W16? Nëse Lamborghini mund të mbajë gjallë V12 për pasardhësin e Aventador, ne mund të shpresojmë vetëm që Bugatti do të bëjë gjithçka për të siguruar që motori 8.0 litra të përmbushë rregulloret më të rrepta për emetimet e gazrave.

Sigurisht, mbajtja e motorit SUS nuk do të thotë që Bugatti i ardhshëm do të shmangë elektrizimin. Një motor masiv W16 në qendër të konfigurimit hibrid do të krijonte një makinë jashtëzakonisht të fuqishme (dhe të rëndë) duke pasur parasysh se Super Sport 300+ tashmë ka një fuqi të madhe 1,577 kuaj/fuqi.

Bazuar në deklaratat e mëparshme, Mate Rimac është mendjehapur për të ardhmen e Bugattit. Vitin e kaluar, ai tha se mund të “bënte diçka të çmendur” ose “diçka krejtësisht të çmendur për të cilën askush nuk mendon”.

Bugatti Rimac ka premtuar se do të bëjë shumë përpjekje për një EV të mundshëm në vend që thjesht të ndryshojë emrin e Neveras.