Lajme të mira për kombëtaren e Argjentinës dhe trajnerin Lionel Skaloni, në prag të ndeshjes çerekfinale që do të luajë ndaj Holandës.
Mesfushori Angel Di Maria është stërvitur bashkë me grupin dhe është gati për ndeshjen që do të luhet ditën e premte.
Di Maria ka marrë pjesë edhe në një ndeshje brenda grupit, duke mos patur shqetësime në këmbë.
Por një tjetër lojtar shqetëson në kampin albiçelest. Lautaro Martinez ka probleme me kyçin e këmbës, por gjithsesi, ai pritet të marrë injeksion dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik.