Sporti

Rikthimi te Lazio dhe premtimi i mbajtur ndaj gruas, rrëfehet Tare

02/15/2024 14:43
nga:E K

Igli Tare mbajti postin e drejtorit sportiv të Lazios nga korriku i vitit 2008 deri në qershorin e vitit të kaluar. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, nuk e përjashton një rikthim te bardhekaltrit.

“Nuk e di nëse do të rikthehem te Lazio, por nuk është ky prioriteti im për momentin. E di që bëra zgjedhjen e duhur duke u larguar. Dhe doja ta bëja duke e lënë Lazion lart.

I thoja gruas time se dua që ‘Olimpico’ të jetë ‘sold-out’ kur të vijë dita e largimit. Kemi qartë dhe jemi përqafuar pas një Lazio-Cremonese, me stadiumin e mbushur plot.

E imja është një histori motivimi për të rinjtë që në jetë duhet të dinë se për të arritur qëllimin, nuk duhet të heqësh dorë kurrë”, theksoi 50-vjeçari vlonjat.

Tare e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me klubin kryeqytetas. Lazio u shpall nënkampion sezonin e kaluar, pozicion nga i cili siguroi rikthimin në Champions League.