Sporti

Rikthimi i tij tek Lyon? Kjo është përgjigja e Karim Benzemas

09/07/2021 10:52
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema u largua nga Lyon në verën e vitit 2009, dhe që atëherë ka qenë me Real Madridin, klub me të cilin ai kohët e fundit rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2023.

Aktualisht 33 vjeç, lojtari nuk përjashton mundësinë e rikthimit në klubin francez, transmeton GazetaBlic Sport.

“Unë kam një kontratë me Real Madridin dhe ndihem mirë tani. Do të mendoj vit pas viti, nëse ndihem mirë do të vazhdoj të luaj. Por tani kam edhe dy vjet kontratë ”, tha ai.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas tashmë ka treguar ëndrrën për të parë Benzema të përfundojë karrierën e tij në klub.

/GazetaBlic Sport/