Lajme

Rikthimi i Shukri Bujës- Mesazhi që mora nga Hashim Thaqi përcaktues që unë të rikandidoj!

09/13/2025 11:15
nga:Y I

Cikli i ri i emisionit dokumentar “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” nis sot me fillim nga ora 15:45.

I ftuari i parë është kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja!

Buja vjen në një rrëfim të padëgjuar më parë për familjen, angazhimin në luftë e rikthimin për të kandiduar për të parin e këtij qyteti.

“Shtatë vëllezër kemi qenë të angazhuar në luftë, kërkesat e shumta nga qytetarët dhe mesazhi nga Hashim Thaqi më bindën të rikandidoj” tha ndër të tjera kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, për arsyet se pse vendosi t’i hyjë sërish garës për të parin e këtij qyteti.

Buja pati kritika për qeverisjen lokale ku deklaroi se ka bërë më shumë investime për gjashtë vjet sesa Imri Ahmeti në 12 vite.

Për këto e shumë tema të tjera i’u ftoj të ndiqni rrëfimin e rrallë të Shukri Bujës në ora 15:45 në “Gazeta Blic” dhe ‘Kanal 10″.

/Gazeta Blic/