Christophe Galtier, trajneri i Paris Saint-Germain, është pyetur këtë të premte për të ardhmen e Messit, i cili përfundon kontratën e tij me parisienët në fund të sezonit.
“Nuk më takon mua të flas për këtë. Luis Campos dhe unë tashmë po punojmë për sezonin e ardhshëm, edhe pse fokusi kryesor është në dhjetë ndeshjet e mbetura në Ligue 1. E di që Messi dhe klubi kanë negociuar rinovimin prej disa kohësh, por ajo që Leo vendos do të jetë konfidenciale. ”, theksoi ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri 56-vjeçar ka diskutuar edhe për të ardhmen e tij në kryeqytetin francez.
“Dëshira ime është të vazhdoj te PSG sezonin e ardhshëm. Unë kam folur tashmë me Luís Campos për rindërtimin e ekipit, por tani ne duam të fitojmë Ligue 1”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


