Lajme

Rikthimi i kryetarëve serbë në katër komunat në Veri, detaje për seancat që do të mbahen sot në orën 11:00

12/05/2025 10:44
nga:Y I

Në katër komunat e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, sot në orën 11:00 do të mbahen seancat konstitutive të Kuvendeve Komunale dhe kryetarët e ri të dalë nga zgjedhjet lokale pritet të marrin detyrën nga kryetarët e vjetër.

Në orën 11:00 është planifikuar mbërritja dhe nënshkrimi i këshilltarëve të Kuvendeve Komunale dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka paralajmëruar se ministria e tij do të sigurohet që seancat inauguruese në komunat veriore të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pas zgjedhjeve lokale të muajit tetor, Mitrovica e Veriut do të drejtohet nga Milan Radojevic, Zveçani nga Dragisha Miloviq, Zoran Todic do ta drejtojë Leposaviqin dhe Milosh Preovic do të jetë kryetar i Zubin Potokut.

Dita e sotit shënon edhe fundin e mandatit të kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore, të cilin kishin dalë nga zgjedhjet lokale të prillit 2023, të cilat Lista Serbe i kishte bojkotuar.