Lajme

Rikthimi i Grenellit në kabinetin e Trump, Dugolli: Asnjë lloj shqetësimi për qeverinë Kurti!

11/07/2024 21:30
nga:Sh R

“Shqiptarët dhe serbët përballë Trumpit” është tema e kësaj të enjte në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ku i ftuar është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli dhe komentatorët politikë Krenar Shala, Fidan Rama, Branislav Kërstiq dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se fitorja e Trump si president i SHBA-së përbën lajm të mirë.

Ai ka lavdëruar procesin e rregullt zgjedhor dhe qytetarët amerikanë, duke thënë se “liria dhe demokracia janë vlerat më të larta të atij populli”.

“Lajm i mirë është për secilin që e dëshiron paqen, progresin dhe për secilin që i adhuron këto vlera demokratike. Pranimi i fitores, urimi menjëherë nga Kama Harris për z.Trump është shenjë e një pjekurie politike të demokracisë”, ka thënë Dugolli.

I pyetur për mundësinë e rikthimit të Grenellit në kabinetin e Trump, Dugolli ka thënë se nuk përbën asnjë lloj shqetësimi për qeverinë Kurti.

“Unë me bindje të plotë e them se nuk asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj dileme sa i përket SHBA-ve”, ka thënë Dugolli.