Anëtari i PDK-së, njëherësh ish-deputet i kësaj partie, Sejdi Hoxha, thotë se rikthimi i fuqishëm i PDK-së do të varet nga Konventa e 3 korrikut, shkruan Gazeta Blic.
Hoxha thtoë se po aq sa është e rëndësishme të zgjedhet kryetari i partisë është po aq e rëndësishme se kush do të jenë nënkryetarët, anëtaret e kryesisë dhe lidershipi që do ta udhëheq partinë.
“Lidershipi i partisë i cili derivon nga konventa e 3 Korrikut duhet te jetë ekipi më i mirë politik krahasuar me të gjitha partitë tjera politike në Kosovë, nëse PDK mund ta ndërtoj një ekip të tillë atëherë e ka të sigurt rikthimin e shpejtë si parti e parë politike në vend.” shkruan Hoxha në Facebook.
Reagimi i plotë:
Rikthimi i fuqishëm politik i PDK-së, do të varet shumë nga Konventa e 3 Korrikut.
Sa është e rëndësishme se kush do të zgjidhët Kryetar i Partisë, është po aq e rëndësishme se kush do të jen nënkryetarët, anëtaret e kryesisë dhe lidershipi që do ta udhëheq partinë.
Ndërtimi i ekipit politik ka rëndësi të madhe prandaj në lidershipin e partisë duhet te përfshihen njerëz te moshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme, të rajoneve të ndryshme te cilët kanë të kaluar të ndritur.
Lidershipi i partisë i cili derivon nga konventa e 3 Korrikut duhet te jetë ekipi më i mirë politik krahasuar me të gjitha partitë tjera politike në Kosovë, nëse PDK mund ta ndërtoj një ekip të tillë atëherë e ka të sigurt rikthimin e shpejtë si parti e parë politike në vend.
Asnjë parti politike nuk ka në gjirin e saj ekspert më të mirë se PDK-ja, por varet nga ne se sa mund të ju krijojmë hapësirë dhe sa mund t’i mobilizojmë ata.
Me shpresë për 3 Korrikun!
Me respekt, 
SH
Kryetar i Degës së PDK-së në Drenas


