Gigio Donnarumma është lidhur me një rikthim në Milano gjatë verës, por La Gazzetta dello Sport këmbëngul se kuqezinjtë nuk duan të ribashkohen me italianin në sezonin 2022-2023.
La Gazzetta dello Sport analizon situatën e italianit, duke nënvizuar se një rikthim në San Siro gjatë verës është shumë i pamundur. Para së gjithash, Milani nënshkroi një zëvendësues të vlefshëm si Mike Maignan dhe më pas shumica e tifozëve të Milanit nuk duan më ta shohin italianin pranë Milanello-s në të ardhmen.
Pak javë më parë, gazeta raportoi se Donnarumma po mendonte të rikthehej në Itali gjatë verës, por jo shumë klube mund ta përballojnë pagën e tij. Juventusi mbështetet te Wojciech Szczesny dhe duket se është destinacioni i vetëm i besueshëm nëse Gigio largohet nga Parisi. Megjithatë, Szczesny është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe Juventus nuk po mendon të investojë në një portier të ri në verë.
/GazetaBlic Sport


