Agjenti Jorge Mendes tha se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Sporting CP.
Leoes janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke fituar Primeira Liga për herë të parë në 19 vjet dhe nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro tha se ajo do të ‘përpiqet të bindë’ super yllin që të kthehet, përcjell GazetaBlic.
Por agjenti Mendes ka mohuar një kthim të mundshëm në Verde e Brancos, edhe nëse Ronaldo hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Juventusin dhe thashethemet për një të ardhme diku tjetër vazhdojnë.
“Cristiano është krenar për titullin e fituar nga Sporting, siç ka demonstruar publikisht,” tha Mendes për Record.
“Por për momentin planet e tij të karrierës nuk kalojnë nëpër Portugali.”
Ronaldo filloi karrierën e tij me Sporting dhe u transferua në Manchester United në 2003, para se të bashkohej me Real Madrid gjashtë vjet më vonë.
/GazetaBlic/


