Dëmtimet janë pjesë përbërëse e futbollit dhe thjesht një realitet i pashmangshëm për çdo futbollist.
Megjithatë, gjatë viteve ne kemi parë disa lëndime vërtet serioze dhe brutale që i dhanë fund karrierës së disa lojtarëve, dhe disa nuk ishin kurrë të njëjtit pas lëndimeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Është e rrallë që pas një dëmtimi të rëndë një lojtar të kthehet në të njëjtin nivel si më parë, por njëri prej tyre ia ka dalë.
Ky është rasti i Luke Shaw i cili gjatë karrierës së tij pati shumë lëndime.
Shaw ishte lënduar në shtator 2015 kur Manchester United vizitoi PSV-në në Eindhoven dhe pas ndërhyrjes të Hector Moreno, mbrojtësi i majtë filloi të bërtiste nga dhimbjet. Doli se ai kishte një frakturë të dyfishtë të këmbës, e cila ishte vërtet e tmerrshme.
Anglezi u operua menjëherë dhe madje u publikua pamja e këmbës së tij teksa ishte në spital, për këtë arsye shumë besuan se karriera e mbrojtësit të majtë përfundimisht kishte përfunduar dhe se askush nuk mund të shërohej nga një dëmtim i tillë.
Ai shpjegoi: “Për pak e humba këmbën. Isha shumë afër humbjes së këmbës. Nuk e dija kurrë këtë deri gjashtë muaj më vonë kur më tha doktori”.
Me siguri kjo është mbase shenja më e “frikshme” në futbollin modern, por edhe një tregues që nuk duhet të hiqni dorë kurrë në jetë, pavarësisht se kur të tjerët ju shkruajnë jashtë.
Luke shaw scar ?? pic.twitter.com/8rS5WjXGkC
— Akwesi Tunechi (@akwesi_tunechi) February 19, 2023


