Turneu i tenisit “Wimbledon” nuk do të ndryshojë datat e tij edhe për këtë sezon.
Wimbledon, i cili tashmë duhej të pezullohej vitin e kaluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka vendosur të mos ndryshojë datat e tij ku do të fillojë me 28 qershor, përcjell GazetaBlic.
Prandaj, turneu me bar, i cili në vitet e fundit ka qenë i përbërë nga tre javë, do të zvogëlohet me një.
“Për të zvogëluar ndikimin në pjesën tjetër të orarit, ky edicion do të shkurtohet në një javë në 2021. Wimbledon do të luhet në datat e planifikuara nga 28 qershor deri më 11 korrik” u tha në një deklaratë.
Grand Slam Board statement on the one-week postponement of @rolandgarros ⬇️https://t.co/gVfxrZfebz
— Wimbledon (@Wimbledon) April 8, 2021


