Sporti

Rikthehet Superliga e Kosovës, Prishtina nën urdhërat e trajnerit të ri përballet me Dukagjinin

11/19/2021 08:41
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës i rikthehet aktivitetit të saj.

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, duke filluar nga sot e deri në ditën e dielë do të zhvillohet xhiroja e 14-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Prishtina dhe Dukagjni do të përballen sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 13:00.

Do të jetë ndeshja e parë e Prishtinës në këtë edicion pa trajnerin Zekirja Ramadani, atje ku do të drejtohet nga trajneri i ri, Abudlah Ibrakoviq.

Kryeqytetasit janë në vendin e gjashtë momentalisht, kurse Dukagjini është në vendin e tetë.

/GazetaBlic Sport/